Filipçe komenton deklaratën e Mickoskit për zgjedhje të hershme

Nga D. V.
681 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 05 Maj, Zhurnal.mk – Sipas kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, arsyet pse sot Kryeministri dhe kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski , paralajmëroi sot mbajtje “shumë shpejt” të zgjedhjeve të hershme parlamentare kanë të bëjnë, me siç tha ai, sepse “nuk ka para” më për VMRO-DPMNE-në dhe kompanitë e afërta me të.

“Sepse nuk mund të shpërndajë më para për tenderë partiak, për rrethin e ngushtë…”, tha kreu i LSDM-së në një konferencë për shtyp, shkruan Zhurnal.mk.

Më herët gjatë ditës Mickoski u tha gazetarëve se do të ketë “shumë shpejtë” zgjedhje parlamentare, pasi që e akuzoi qeverinë e dikurshme LSDM-BDI për siç tha ai të kenë “pranuar atë kapitullim historik”, kur në Korrik të vitit 2022 u pajtuan me kushtin e bullgarisë, e të pranuar nga 26 vendet e tjera të BE-së për të të ndryshuar kushtetutën e futur bashkësinë bullgare për të mundur nisur bisedimet e anëtarësimit në bllokun evropian.

“Lajmi i mirë është se shumë shpejt do të ketë zgjedhje. E pas atyre zgjedhjeve partia që ai e udhëheqë do të margjinalizohet. Unë mendoj se ai dhe persona të ngjashëm si ai do të largohen nga politika dhe do të vijnë njerëz që e duan atheun, e që janë patriot të vërtetë e të cilët do të luftojnë për këtë shtet së bashku me këtë qeveri,” u tha gazetarëve Mickoski. / Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër