Rama replikë me “Reporterët pa Kufij”: MIA, ide shumë e mirë në shërbim të lirisë së informimit

Nga D. V.
406 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 5 maj, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj deklaratës së organizatës “Reporterët pa Kufij”, lidhur me renditjen e Shqipërisë në raportin e vitit 2026, për lirinë e medias.

Duke iu drejtuar Kryeministrit Rama, në një reagim në rrjetet sociale, “Reporterët pa kufij” vënë në dukje se matin lirinë e medias, jo komunikimin e qeverisë.

Kryeministri sqaroi se kurrë nuk ka thënë që “Reporterët pa kufij” matin komunikimin e qeverisë.

“Por tani që e përmendët, thjesht po mendoj: a nuk është ndoshta një ide e mirë që ju të lexoni raportet e atyre që realisht e bëjnë këtë, dhe e bëjnë në mënyrë profesionale dhe objektive?”, duke iu referuar raportit të fundit të SIGMA-s që evidenton krijimin e Agjencisë për Media dhe Informim (MIA) si një strukturë e dedikuar pranë Kryeministrit, me mandat të qartë për koordinimin e komunikimit në të gjithë administratën shtetërore.

“Mund t’ju ndihmojë, sepse dalin në pah kundërshti të rëndësishme midis vlerësimeve tuaja dhe të tyre kur bëhet fjalë për marrëdhënien midis qeverisë, medias dhe publikut në një vend të lirë si Shqipëria, ku, ndryshe nga sa keni pretenduar dikur, madje më shumë se një herë, Agjencia për Media dhe Informim duket se ka qenë një ide shumë e mirë në shërbim të lirisë së informimit. Kaq”, përfundoi Rama.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër