Filipçe: LSDM gjithmonë është e gatshme për zgjedhje

Nga D V
431 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 gusht, Zhurnal.mk – LSDM është e gatshme për zgjedhje kurdo që të mbahen, me ekip, program të mirë dhe plan konkret për të ardhmen e shtetit, deklaroi kryetari i LSDM, Venko Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Ai paralajmëroi se gjatë muajit shtator partia do ta prezantojë “Master planin për Maqedoninë”, me çka qytetarët do të mund ta shohin qartë ofertën e LSDM‑së.

„Gjithmonë jemi të gatshëm. Me ekip, me program të mirë, me një plan që do ta prezantojmë – Master plan për Maqedoninë, që do ta prezantojmë gjatë shtatorit, në mënyrë që votuesit ta dinë ofertën tonë, kurdo që të mbahen zgjedhjet,“ tha Filipçe.

Kryetari i LSDM theksoi se partia nuk do të shërbejë si alibi për Hristijan Mickoskin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

„Alibi për Hristijan Mickoskin nuk do të jemi. Ai thotë, nëse opozita kërkon zgjedhje, ne jemi gati menjëherë të shkojmë. Pyetja është, pse nuk e dëgjon opozitën në raste të tjera? Pse, për shembull, e hoqi me forcë qeverinë teknike? Pse me forcë dëshiron ta sjellë Ligjin për zgjedhje me dispozita ndaj të cilave ne jemi kundër dhe kemi vërejtje reale,“ tha Filipçe.

Sipas tij, Mickoski tani po përpiqet ta përdorë opozitën si alibi për zgjedhje të parakohshme.

„Ne absolutisht nuk jemi alibi për zgjedhjet e parakohshme. Zgjedhje të parakohshme do të ketë kur Mickoski dhe grupi i tij kriminal të mos kenë më para,“ përfundoi kryetari i LSDM, Venko Filipçe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër