Zyra e BE e shqetësuar që Kuvendi po “mbetet i pakonstituuar edhe pas skadimit të afatit kushtetues më 7 gusht”

Nga D V
511 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 21 gusht, Zhurnal.mk – Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim për moskrimjimin e institucioneve të reja dukë thënë se vonesat i rrezikojnë Kosovës përfitimin e mundësive të ofruara nga unioni përfshirë ato në kuadër të Planit të Rritjes.

Zëdhënësi i Zyrës së BE-së, Nikola Gaon, tha se respektimi i Kushtetutës, jurisprudencës së detyrueshme të Gjykatës Kushtetuese, sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë kërkon që procesi konstituiv të vazhdojë pa vonesa të mëtejshme.

“Nga perspektiva e BE-së, ne jemi gjithnjë e më të shqetësuar nga kriza institucionale në përshkallëzim në Kosovë, veçanërisht nga fakti që Kuvendi mbetet i pakostituuar pas skadimit të afatit kushtetues më 7 gusht. Vonesat në formimin e institucioneve rrezikojnë të pengojnë reformat e rëndësishme dhe mund të ndikojnë në aftësinë e Kosovës për të përfituar plotësisht nga mundësitë e ofruara nga BE-ja, përfshirë ato në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ne përsërisim se vetëm një dialog efikas dhe konstruktiv ndërpartiak dhe një ndjenjë e përbashkët qëllimi do t’i lejojnë Kosovës të ndjekë objektiva të përbashkëta dhe të zbatojë reformat që kërkojnë qytetarët e saj. Respektimi i Kushtetutës, jurisprudencës së detyrueshme të Gjykatës Kushtetuese, sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë kërkon që procesi konstituiv të vazhdojë pa vonesa të mëtejshme, me të gjithë aktorët që përmbushin përgjegjësitë e tyre përkatëse”, tha Gaon për RTV21.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër