Filipçe nga Negotina: Vraneci po kalbet nëpër vreshta, ndërsa rrushi i bardhë blihet me çmim poshtërues prej 14 denarësh

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i SDSM, dr. Venko Filipçe, në Negotina Tremnik, pati takim me vreshtarët, ku u diskutua për problemet me grumbullimin dhe çmimet e rrushit. Në takim vreshtarët alarmuan se rrushi i zi nga varietetet Vranec nuk po blihet, po kalbet, ndërsa rrushi i bardhë blihet me çmim poshtërues prej 14 denarësh për kilogram. Filipçe theksoi se vreshtarët sot përballen me situatë ku puna, mjetet dhe mundi i tyre gjatë gjithë vitit po u shkatërrohen para syve, ndërsa pushteti nuk merr asnjë masë për t’i ndihmuar të kapërcejnë krizën.

Ai nënvizoi se kjo nuk është problem vetëm i vreshtarëve nga Negotina, por gjendje me të cilën përballen vreshtarët në gjithë shtetin, duke shtuar se në kushte kur pushteti ka 5,5 milionë euro për David Guetta, për vreshtarët nuk ka para. Në takim Filipçe kujtoi se në kohën e qeverive të SDSM puna e vreshtarëve vlerësohej dhe çmohej – subvencionet u rritën dhe paguheshin me kohë, gjithmonë kur vreshtarët përballeshin me problem qeveritë e SDSM merrnin masa ndërhyrëse, gjë që nuk ndodh tani me pushtetin e VMRO. Filipçe paralajmëroi se, sipas gjendjes aktuale në terren, kur sasi të mëdha rrushi po kalben, SDSM do të propozojë sërish masa konkrete për t’u ndihmuar vreshtarëve.

„Do të bëjmë një propozim masë për mbështetje të vreshtarëve sipas gjendjes në terren, sa nga vreshtarët kanë dorëzuar rrush për grumbullim, sa nuk kanë, sa nga rrushi po kalbet nëpër ara dhe nga shiu, dhe sipas kësaj në afatin më të shkurtër do të japim propozim të duhur në Kuvend për ndihmë të vreshtarëve“, tha Filipçe.

Ndryshe, edhe më herët, që në fillim të grumbullimit, SDSM propozoi të rritet çmimi i blerjes për 5 denarë për kilogram, të hiqet zbritja prej 8 përqind që kërkohet për pagesë më të shpejtë dhe ndërhyrje të shtetit për blerjen e rrushit të zi që do të mbetet i pashitur, por Qeveria nuk i pranoi masat. Vreshtarët janë para shkatërrimit, ndërsa pasojat nga kjo moskujdesje e pushtetit për një nga degët më të rëndësishme të orientuara në eksport do të shihen më vonë përmes zvogëlimit të sipërfaqeve dhe prodhimit të rrushit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër