Filipçe: Takimi i liderëve nuk prodhoi asnjë zgjidhje për problemet kyçe me të cilat përballet shteti

Nga B.M
710 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 janar – Disa orë pas takimit dhe pasi i analizoi deklaratat e liderëve, kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, tha se ky takim nuk prodhoi asnjë zgjidhje për problemet kyçe me të cilat përballet shteti.

Qeverisë, sipas tij, po i shpejtohet për zgjedhjet të reja. Kjo, për shkak se vendi po futet në borxhe të reja dhe me mungesa të mëdha buxhetore për paga dhe subvencione.

Filipçe përsëriti se janë kundër shfuqizimit të Qeverisë tenike me arsyetimin se shtetit dhe shoqëria nuk është gati për një gjë të tillë. Megjithatë, ai paralajmëroi mbëhstetje vetëm për ligjet e agjendës reformuese.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër