Filipinet ndalojnë videolojën e luajtur nga i dyshuari për sulm me të shtëna vdekjeprurëse në një shkollë

Nga D. V.
699 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Autoritetet në Filipine kanë bllokuar përkohësisht videolojën GoreBox, pasi hetimet paraprake zbuluan se një nga adoleshentët e dyshuar për një sulm me armë në një shkollë të mesme ishte përdorues i saj.

Nga sulmi, i ndodhur të hënën në një klasë në qytetin e Taclobanit, në juglindje të Manilës, humbën jetën tre nxënës, ndërsa 20 të tjerë mbetën të plagosur. Dy të dyshuarit janë të moshës 15 dhe 14 vjeç.

Policia tha se 14-vjeçari luante GoreBox, një videolojë me përmbajtje tepër të dhunshme, e cila lejon përdorimin e një arsenali armësh dhe eksplozivësh.

Agjencia filipinase për sigurinë kibernetike deklaroi se ndalimi i përkohshëm i lojës do t’u japë autoriteteve kohë për të vlerësuar nëse ajo ka pasur ndonjë ndikim në veprimet e të dyshuarve.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se deri më sot studimet shkencore nuk kanë gjetur prova që videolojërat shkaktojnë drejtpërdrejt sjellje të dhunshme.

GoreBox ka klasifikim R18 nga Koalicioni Ndërkombëtar i Vlerësimit të Moshës, për shkak të përmbajtjes së saj jashtëzakonisht të dhunshme.

Pas ngjarjes, ligjvënësi filipinas Chel Diokno bëri thirrje për masa më të ashpra ndaj personave që u lejojnë të miturve të kenë qasje në armë zjarri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër