Filkov me përfaqësues të OKB-së dakordohen për transformimin digjital të gjyqësorit

Nga I.A
704 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 qershor, Zhurnal.mk – Transformimi digjital i sistemit gjyqësor ishte në fokusin e takimit që ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, e realizoi me përfaqësues të Kombeve të Bashkuara dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektuese (UNOPS).

Në takim morën pjesë koordinatore e përhershme e OKB-së në Maqedoni, Rita Columbia, drejtoresha rajonale e UNOPS, Mikela Talin, përfaqësuesja e Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Tanja Temelkoska, si dhe Marko Vujaciq, udhëheqës i programit të UNOPS për Evropën Juglindore.

Bashkëbiseduesit diskutuan për vendosjen e një partneriteti strategjik të orientuar drejt modernizimit të gjyqësorit, me qëllim krijimin e një sistemi gjyqësor më efikas, më transparent dhe më të qasshëm.

U dakorduan aktivitete të ardhshme që përfshijnë:

përmirësimin e sistemit AKMIS,

futjen e dorëzimit elektronik në procedurat gjyqësore,

avancimin e sistemeve për incizim audio dhe video të seancave gjyqësore,

përmirësimin e lidhjes ndërinstitucionale,

forcimin e sigurisë kibernetike në sektorin gjyqësor.

Nga Ministria e Drejtësisë theksojnë se përvojat e UNOPS në realizimin e projekteve të ngjashme në vendet e rajonit paraqesin mbështetje të rëndësishme për proceset reformuese vendore.

Ministri Filkov ka nënvizuar se Ministria mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një sistemi gjyqësor modern që do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe do të jetë i harmonizuar me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, duke shtuar se mbështetja nga Kombet e Bashkuara është me rëndësi të veçantë për realizimin e suksesshëm të reformave.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër