Shkup, 1 mars – Ka filluar seanca e Këshillit të Sigurisë, e thirrur nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në të cilën në rend dite është gjendja e sigurisë në vend pas zhvillimeve më të fundit në Lindjen e Mesme.
Kryetare e Këshillit të Sigurisë është presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, ndërsa në seancë marrin pjesë anëtarët e Këshillit: kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, ministri i Punëve të Brendshme Panče Toshkovski, ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, si dhe Xhevdet Hajredini, Malinka Ristevska Jordanova dhe Vlado Spiridonov.
Këshilli i Sigurisë është organi më i lartë këshillëdhënës në shtet, i cili shqyrton çështjet që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës dhe jep propozime për Kuvendin dhe Qeverinë.
Mënyra e punës së Këshillit të Sigurisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, realizimi i të drejtave dhe përmbushja e detyrave të anëtarëve, thirrja dhe mbajtja e seancave, zbatimi i qëndrimeve të miratuara, iniciativave të ndërmarra dhe mendimeve e propozimeve të dhëna, informimi për punën e tij, si dhe çështje të tjera lidhur me organizimin dhe funksionimin e Këshillit, përcaktohen me Rregulloren e punës së Këshillit të Sigurisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Seancat e Këshillit janë të mbyllura. Në raste të caktuara, ato mund të jenë edhe publike, për çka vendos kryetari i Këshillit.
