Fillon largimi i veturave të dëmtuara në Kumanovë

Nga Xh M
498 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kumanovë, 1 mars – Pas shumë paralajmërimeve dhe vërjetjeve për largimin e automjeteve të havaruara nga hapësirat publike në Kumanovë, nga ana e autoriteteve komunale dhe SPB të Kumanovës, ditëve të fundit ka filluar aksioni për largimin e të njejtave.

Në tê vërtetë, dy javë më parë, Komuna e Kumanovës u bëri thirrje të gjithë pronarëve të automjeteve motorike të havaruara, të lëna në hapsirat publike, të marrin pjesë në procedurën për largimin e tyre.

“Pas një plani të përgatitur paraprakisht, bazuar në përfundimet e arritura gjatë takimit mes organeve në komunën e Kumanovës, si dhe pas inspektimeve të kryera nga ana e Sektorit të Punëve të Brendshme të Kumanovës, pjestarët e SPB të Kumanovës morën masa konkrete javën që lam pas dhe larguan automjetet e havaruara në zonën e qytetit të Kumanovës. Duke larguar kështu, 28 automjete të havaruara , larguan nga zonat publike të qytetit, pronarët e të cilave nuk i kishin larguar më parë pavarësisht se ishin udhëzuar ta bënin këtë. Aksioni do të vazhdojë në periudhën në vijim”, njoftojnë përmes një kumtese nga SPB, Kumanovë.

Ndryshe siç paralajmërojnë nga SPB e Kumanovës dhe Komuna e Kumanovës, aksioni për largimin e kësaj kategorie të automjeteve, do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim deri në largimin e të gjitha automjeteve të cilat kanë zënë hapësirat publike të qytetit me çka po pengojnë qytetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër