Filloi takimi i liderëve

Nga B.M
2,040 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 janar – Në Klubin e Deputetëve duhet të mbahet takim i liderëve që e inicoi kryeministri dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Përveç Mickoskit, i cili është shoqëruar nga koordinatori i grupit të deputetëve nga VMRO-DPMNE, Nikolla Micevski, në takimin e partnerëve të koalicionit në Qeveri morën pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i ZNAM dhe ministër i Administratës Publike Goran Minçev, si dhe kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami nga Koalicioni “Vlen”. Nga grupet opozitare të deputetëve të pranishëm janë liderët e të Majtës dhe BDI-së, Dimitar Apasiev dhe Ali Ahmeti.

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, i cili e refuzoi thirrjen e Mickoskit, nuk erdhi në takim.

Siç është paralajmëruar, në takimin e liderëve do të bisedohet për ligjet reformuese të gjyqësorit, për zgjedhjen e avokatit të popullit, për Kodin zgjedhor dhe heqjen e qeverisë teknike, por edhe për çështje tjera me propozim të pjesëmarrësve në takim.

Para fillimit të takim deklaratë dha Apasiev, i cili i përsëriti kërkesat e të Majtës – ndryshim i Kodit Zgjedhor, heqja e qeverisë teknike dhe një njësi zgjedhore.

Kryeministri Hristijan Mickoski më 7 janar paralajmëroi se do t’u dërgojë ftesa partive politike për një takim liderësh, i cili do të mbahej para udhëtimit të tij në Forumin ekonomik botëror në Davos, ndërsa temë e takimit do të ishte konsensusi për ligjet reformuese dhe shfuqizimi i qeverisë teknike. Për çështjet kyçe për shtetin, Mickoski pret konsensus nga liderët e gjithë koalicioneve parlamentare, si dhe se rendi i ditës, mund të zgjerohet dhe plotësohet me të tjera.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër