Mot i qëndrueshëm dhe më i ngrohtë deri të premten, gjatë fundjavës shi dhe borë në pjesët malore

Nga B.M
842 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 janar – Nesër dhe të premten në vend do të mbajë mot i qëndrueshëm dhe më i ngrohtë, me kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit nëpër lugina, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Gjatë ditës së nesërme temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej -6 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës do të jenë nga 6 deri në 13 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM-së, gjatë fundjavës pritet vranësirë e rritur dhe reshje e përkohshme lokale e shiut, ndërsa në pjesët malore më të larta reshjet do të jenë të dëborës. Temperaturat e ditës sërish do të jenë në rënie.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër