Fillojnë ushtrime e NATO-s

Nga D. V.
573 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 Maj, Zhurnal.mk – Ushtarët e armatës së Maqedonisë së bashku me ata nga SHBA, Britania e Madhe por edhe të Zvicrës, si vend jo anëtar i NATO-s kanë filluar që nga dje ushtrimin ushtarak “Gjurma Trojan 26”, shkruan Zhurnal.mk.

Ky ushtrim i cili mbahet nëpër disa vende anëtare të NATO-s, nga 11 maj deri më 22 maj, mbahet edhe në poligonin e armatës në Krivopalankë.

“Në kuadër të stërvitjes ushtarake ndërkombëtare “Gjurma Trojan 26”, sot, në poligonin ushtarak (AP) “Krivolak”, filluan zyrtarisht aktivitetet e stërvitjes më të madhe të forcave speciale të NATO-s në Evropë,” njpftoi arma e RMV.

Më shumë se 3,000 anëtarë të forcave speciale nga vendet aleate dhe partnere të NATO-s po marrin pjesë në “Gjurmën Trojan 26” për të promovuar ndërveprimin, për të forcuar bashkëpunimin e ndërsjellë dhe për të rritur aftësitë e përbashkëta, thuhet në komunikatë, e ushtrisë së RMV.

“Ne qëndrojmë përkrah Maqedonisë së Veriut dhe partnerëve tanë në avancimin e sigurisë rajonale, stabilitetit dhe mbrojtjes kolektive,” tha ambasada e SHBA-e në një komunikatë të saj.
“Gjurma Trojan 26” është stërvitja më e madhe e udhëhequr nga Forcat e Operacioneve Speciale të SHBA-së, duke bashkuar afërsisht 1,000 anëtarë të shërbimit amerikan dhe 2,000 Forca të Operacioneve Speciale nga 23 aleatë të NATO-s dhe vende partnere, ka sqaruar ushtria amerikane në një komunikatë.

Duke u shtrirë në vende të shumta trajnimi në të gjithë teatrin evropian, stërvitja Trojan Footprint 2026 paraqet një pjesëmarrje të fortë nga Bullgaria, Kroacia, Estonia, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Hungaria, Letonia, Lituania, Maqedonia e Veriut, Polonia dhe Rumania.

“Duke sinkronizuar këto forca shumëkombëshe, stërvitja nxjerr në pah vlerën unike strategjike që Forcat Speciale (SOF) i ofrojnë Forcës së Përbashkët dhe përforcon një angazhim të unifikuar dhe kolektiv për të mbrojtur interesat tona të përbashkëta të sigurisë,” thuhet aty. / Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër