U mbajt mbledhje komemorative për Rifat Stojkajn, Ramosaj: Humbje e madhe për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin

Nga D. V.
640 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 12 maj Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se sot është mbajtur mbledhje komemorative për t’i dhënë lamtumirën e fundit kolegut dhe mikut të tij, Rifat Stojkaj.

Në një postim në Facebook, Ramosaj ka thënë se mbledhja u mbajt në praninë e qytetarëve, kolegëve, përfaqësuesve institucionalë, miqve dhe familjarëve.

“Sot, në praninë e shumë qytetarëve, kolegëve, përfaqësuesve institucionalë, miqve dhe familjarëve, u mbajt mbledhje komemorative për t’i dhënë lamtumirën e fundit kolegut dhe mikut tonë, Rifat Stojkaj”, ka shkruar Ramosaj.

Ai ka vlerësuar se Stojkaj do të kujtohet për përkushtimin dhe korrektësinë, duke e cilësuar ndarjen e tij nga jeta si humbje të madhe.

“Rifati do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, korrektësinë dhe respektin që kishte për secilin. Ikja e tij është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe gjithë ata që patën fatin ta njohin e të bashkëpunojnë me të”, ka shkruar ai.

Ramosaj ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që, siç ka thënë, ndajnë dhimbjen për ndarjen nga jeta të Rifat Stojkajt.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Stojkaj, miqve dhe të gjithë atyre që ndajnë dhimbjen për ndarjen e tij nga jeta”, ka theksuar Ramosaj.

Në fund, ai ka përmbyllur postimin me një mesazh përkujtimor.

“Do të të kujtojmë gjithmonë, Rifat!”, ka përfunduar kryetari i Deçanit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër