Fillon seanca e jashtëzakonshme vendimtare për presidentin, prapë pa opozitën

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 28 prill Zhurnal.mk – Ka filluar seanca e jashtëzakonshme vendimtare për Presidentin e Kosovës, sërish me mungesë të opozitës, transmeton Gazeta Metro.

Ashtu edhe siç e kanë bërë të qartë disa herë gjatë ditës së sotme e edhe më herët.

Oferta e kryeministrit Kurti për LDK’në që t’i sillnin 15 nënshkrime për këdo e ky t’ua bënte të tjerat s’çoi peshë.

Mungesa e kuorumit e bën të pamundur zhvillimin e seancës për votim të presidentit, si rrjedhojë Kuvendi do të duhet të shpërndahet dhe vendi të shkojë edhe njëherë në zgjedhje të parakoshme.

artikuj të ndërlidhura