“Flamuri u ngrit në Fushë-Krujë, gjeli bën vezë”, Labinot Rexha dështon keq me përgjigjet në sfidën e Big Brother VIP Kosova 4

Nga admin
441 e lexuar

Gjatë një sfide brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, edhe Labiot Rexha u përball me një moment jo fort të favorshëm, duke bërë disa huqje që nuk kaluan pa u vënë re nga publiku.

Këngëtari nga Rahoveci u pyet për një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë shqiptare, konkretisht se në cilin qytet Gjergj Kastrioti Skënderbeu e ngriti flamurin shqiptar në vitin 1443.

Ndërkohë që historia e njeh qartë Krujën si vendin ku u ngrit flamuri, Labi dha disa përgjigje të pasakta, duke përmendur herë Lezhën e herë Fushë-Krujën.

Situata u bë edhe më interesante kur atij iu drejtua një pyetje provokuese, më shumë në formë enigme: nëse një gjel bën një vezë mbi një mur, ku përfundon veza.

Labi u përpoq seriozisht të gjente një përgjigje, duke analizuar mundësitë, pa i shkuar në mendje se pyetja ishte një kurth logjik, pasi gjeli në fakt nuk bën vezë.

Ashtu si raste të ngjashme edhe me banorë të tjerë, huqjet e Labit u kthyen shpejt në temë diskutimi online, duke shtuar dozën e argëtimit që shoqëron sfidat brenda shtëpisë së BBVK. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër