Formacioni më i mirë i javës së parë në Serie A, Amir Rrahmani pjesë e tij

Nga D V
1,313 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Faqja e specializuar Sofascore ka përzgjedhur 11-shen më të mirë të javës së parë në Serie A, me kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani, që zë vend në qendër të mbrojtjes.

Java e parë e sezonit të ri në Serie A ka sjellë paraqitje të spikatura individuale, ndërsa Sofascore ka publikuar formacionin më të mirë të xhiros, të ndërtuar mbi vlerësimet e lojtarëve.

Në këtë formacion është përfshirë edhe Amir Rrahmani, i cili vlerësohet me notën 8.2 pas paraqitjes së tij me Napolin.

Në portë është Wladimiro Falcone i Lecces, i cili me një paraqitje të jashtëzakonshme ka marrë notën 9.9, duke qenë lojtari me vlerësimin më të lartë në formacionin e javës.

Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Hassane Kamara, Amir Rrahmani, Gleison Bremer dhe Yann Bisseck.

Mesfusha përbëhet nga Davide Frattesi i Lazios, Gianluca Busio i Venezias dhe Bryan Cristante i Romës.

Në repartin sulmues janë përzgjedhur Giacomo Raspadori i Atalantas dhe dyshja e Romës, Paulo Dybala dhe Donyell Malen, i cili ka marrë notën perfekte 10.0 pas het-trikut të shënuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër