Sofie, 08 Maj, Zhurnal.mk – Qeveria e re e Bullgarisë me në krye ish-kryetarin rumen Radev sot e konfirmua nga Kuvendi i ri 240 anëtarësh pas zgjedhjeve të 19 Prillit.
Rumen Radev dhe 18 ministra u betuan para deputetëve të Asamblesë së 52-të Kombëtare.
Radev u zgjodh me 124 vota “pro”, dhe përbërja e qeverisë së tij mori mbështetjen e 122 deputetëve, shkruan televizioni bntnews.
Beteja kundër çmimet në rritje e inflacionit, zëvendësimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe paratë në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë janë ndër prioritetet e radevit.
Ai bëri një kërkesë të hënën për të propozuar projektligjet e nevojshme për të kontrolluar çmimet.
Qeveria e re në Bullgari nuk pritet që të ketë qëndrim ndryshe ndaj përplasjeve me Maqedoninë e Veriut dhe rrugën e saj të premtuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shkruan Zhurnal.mk
Radev në Dhjetor kishte deklaruar njëjtë sikur edhe krejt qeveritë e tjera që nga viti 2022, se Shkupi duhet që të ndryshojë kushtetutën e vendit për të futur në të bashkësinë bullgare, si kusht për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit, ashtu siç ishin pajtuar BE dhe qeveria e mëparshme e Maqedonisë së Veriut.
Kryeministrit Hristijan Mickoski refuson që të japin votat e partisë së tij në kuvend për të plotësuar kushtin e korrikut të vitit 2022 për të ndryshuar kushtetutën.
Mickoski refuzon që të bëjë ndryshime kushtetuse përderisa Bullgaria dhe BE nuk plotësojnë dy kundër-kushtet e tij.
Ai kërkon që Bullgaria të plotësojë kërkesat e tij për të drejtat e bashkësisë maqedonase në Bullgari, dhe së dyti që Bullgaria dhe vet BE të japin garancione zyrtare se Sofia nuk do të ketë kërkesa e kushtëzime shtesë për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin dhe gjuhën maqedonase, të cilën Bullgaria refuzon që ta njohë si të tillë por e trajton si derivat të gjuhës bullgare. / Zhurnal.mk Qeveria e re e Bullgarisë me në krye ish-kryetarin rumen Radev sot e konfirmua nga Kuvendi i ri 240 anëtarësh pas zgjedhjeve të 19 Prillit.
Rumen Radev dhe 18 ministra u betuan para deputetëve të Asamblesë së 52-të Kombëtare.
Radev u zgjodh me 124 vota “pro”, dhe përbërja e qeverisë së tij mori mbështetjen e 122 deputetëve, shkruan televizioni bntnews.
Beteja kundër çmimet në rritje e inflacionit, zëvendësimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe paratë në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë janë ndër prioritetet e radevit.
Ai bëri një kërkesë të hënën për të propozuar projektligjet e nevojshme për të kontrolluar çmimet.
Qeveria e re në Bullgari nuk pritet që të ketë qëndrim ndryshe ndaj përplasjeve me Maqedoninë e Veriut dhe rrugën e saj të premtuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shkruan Zhurnal.mk
Radev në Dhjetor kishte deklaruar njëjtë sikur edhe krejt qeveritë e tjera që nga viti 2022, se Shkupi duhet që të ndryshojë kushtetutën e vendit për të futur në të bashkësinë bullgare, si kusht për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit, ashtu siç ishin pajtuar BE dhe qeveria e mëparshme e Maqedonisë së Veriut.
Kryeministrit Hristijan Mickoski refuson që të japin votat e partisë së tij në kuvend për të plotësuar kushtin e korrikut të vitit 2022 për të ndryshuar kushtetutën.
Mickoski refuzon që të bëjë ndryshime kushtetuse përderisa Bullgaria dhe BE nuk plotësojnë dy kundër-kushtet e tij.
Ai kërkon që Bullgaria të plotësojë kërkesat e tij për të drejtat e bashkësisë maqedonase në Bullgari, dhe së dyti që Bullgaria dhe vet BE të japin garancione zyrtare se Sofia nuk do të ketë kërkesa e kushtëzime shtesë për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin dhe gjuhën maqedonase, të cilën Bullgaria refuzon që ta njohë si të tillë por e trajton si derivat të gjuhës bullgare. / Zhurnal.mk
