Foshnja lind në tualet të Emergjencës në Ferizaj, vdes pak pas lindjes

Nga D. V.
557 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 maj, Zhurnal.mk – Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të rëndë të ndodhur në Ferizaj, ku një e dyshuar grua ka lindur foshnjën e saj në tualetin e Emergjencës.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se foshnja ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe vdekur pak kohë pas lindjes.

Policia e ka cilësuar rastin si “vrasje e foshnjës gjatë lindjes”.

“E dyshuara femër k- shqiptare , raportohet se në tualetin e Emergjencës kishte lindur foshnjën e saj . Foshnja ndodhej në gjendje të rëndë  shëndetësore dhe ka ndërrua jetë pas pak kohe .

Me vendim të prokurorit foshnja është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, për procedura të mëtejshme hetimore, derisa e dyshuara ndodhet në spitalin e Gjinekologjisë  Ferizaj, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore”, ka thënë Veseli.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër