Kosova është vendi më i varfër në Evropë për ujë

Nga D. V.
471 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 maj, Zhurnal.mk – Adri Nurellari, Drejtor i Institutit për Studime dhe Analiza në PDK, ka deklaruar se Kosova mbetet vendi më i varfër në Evropë sa i përket burimeve ujore.

Në Klan Kosova, ai tha se Kosova ka 21 projekte të planifikuara për ndërtimin e ujëmbledhësve, të cilat, sipas tij, ekzistojnë që nga vitet ’60, por nuk janë realizuar.

“Kosova është vendi më i varfër në Evropë për ujë. Kosova ka 21 projekte për të ndërtuar ujëmbledhësa që nga vitet ’60. Kosovës i teprojnë pa u shpenzuar mbi 200 milionë euro fonde publike në vit dhe me 600 milionë euro do të ishin ndërtuar të gjithë këta ujëmbledhësa”, deklaroi mes tjerash Nurellari.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër