FSK forcon kapacitetet për mirëmbajtjen e automjeteve me ndihmën amerikane

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 22 shtator, Zhurnal.mk – Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka zhvilluar një trajnim të specializuar për mirëmbajtjen e automjeteve HMMWV, me mbështetjen e pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të Ajovës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Trajnimi i njohur si “Maintenance Event” u zhvillua në objektin e SMAR-it, në Aeroportin e Gjakovës, ku pjesëtarët e FSK-së patën mundësi të avancojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre teknike për mirëmbajtjen e automjeteve HMMWV.

Gjatë aktivitetit, pjesëtarët e FSK-së u trajnuan në inspektimin, mirëmbajtjen, diagnostikimin dhe riparimin e sistemeve kryesore të këtyre automjeteve. Fokusi i trajnimit ishte në transmisionin, sistemin e derivateve dhe sistemet elektronike.

Një pjesë e rëndësishme e aktivitetit ishte edhe zhvillimi i kapaciteteve të instruktorëve të FSK-së.

Sipas FSK-së, kjo krijon mundësi që njohuritë dhe përvojat e fituara gjatë trajnimit të përcillen më tej te pjesëtarët e tjerë të Forcës.

FSK-ja e ka cilësuar këtë aktivitet si një hap të rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve teknike dhe profesionale, rritjen e efikasitetit në mirëmbajtjen e automjeteve dhe forcimin e bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Ajovës. /Telegrafi/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër