Ganiu takoi shoqatën e pensionistëve të komunës së Çairit

nga Xh M

Shkup, 20 maj – Sot zhvilluam një vizitë në Shoqatën e Pensionistëve të Komunës së Çairit, ku u mirëpritëm nga kryetari i shoqatës, z. Rauf Hamidi – një figurë e respektuar që përfaqëson me dinjitet dhe përkushtim interesat e brezit të tretë në komunitetin tonë.

Së bashku me nënkryetaren e Komunës, znj. Sermine Purini, patëm kënaqësinë të bashkëbisedojmë me anëtarët e shoqatës, të cilët ndanë me ne shqetësimet, idetë dhe propozimet e tyre për një përfshirje më të gjerë dhe mbështetje institucionale më të qëndrueshme.

Vlerësojmë lart rolin që pensionistët kanë luajtur ndër vite në ndërtimin e shoqërisë sonë dhe mbetemi të përkushtuar për të krijuar kushte më të mira për dinjitetin, mirëqenien dhe pjesëmarrjen aktive të tyre në jetën publike të komunës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More