Gara për Avokatin e Popullit, Balla: Opozita po shkel procedurat

nga D. V.

Seanca plenare e Kuvendit nisi me debate pasi PD kërkoi  heqjen nga rendi i ditës të pikës që lidhej me Avokatin e Popullit.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, akuzoi opozitën për shkelje të procedurave dhe mungesë argumentesh.

“Ky moment i ditës është më i rregulluari në rregulloren e Kuvendit. Ka ardhur kërkesë për ndryshim të rendit të ditës dhe deri tani nuk kemi dëgjuar asnjë argument pse duhet hequr kjo çështje,” deklaroi Balla.

Ai kritikoi deputetët e opozitës për, siç tha, devijime nga tema dhe përdorim batutash në vend të argumenteve.

Duke iu referuar një prej ndërhyrjeve nga opozita, Balla shtoi, “dëgjova batuta. Njëri fliste për lepuj… po hyre te lepujt, duhet të flisni edhe për zagarët, sepse lepurin në pritë e nxjerr zagari.”

Balla akuzoi opozitën se po “gënjen prej vitesh” kandidatin Besim Ndregjoni, duke theksuar se ai nuk mund të zgjidhet për shkak të kufizimeve ligjore mbi moshën. “E dini shumë mirë të gjithë që Ndregjoni nuk zgjidhet dot se ka mbushur 77 vjeç. Nuk e le ligji. Por meqenëse unë jam 81, thotë njëri, hajde se po bëjmë edhe këtë 77. Por nuk bëhet dot, nuk të le ligji. Ju talleni, ju talleni me Adriana Kalanë”, tha Balla

Balla ndërpreu fjalën dhe kërkoi përjashtimin e deputetit të PD, Flamur Noka pasi i tha “injorant”.

“Unë e ndërpres fjalën derisa ta nxirrni jashtë zotërinë. Nxirreni përjashta,” u shpreh ai, duke kërkuar ndërprerje të seancës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More