Gashi do të mbajë brifing me gazetarët

Nga D V
572 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot do të mbajë brifing me gazetarët, të parin pas pushimit të rregullt veror të deputetëve, në të cilin do të informojë për aktivitetet e ardhshme të Parlamentit.

Seanca e parë plenare pas pushimit të deputetëve tashmë është caktuar për të mërkurën, më 2 shtator. Në seancën e 121-të, në rend dite janë 53 pika, ndër të cilat emërimi i zëvendësguvernatorit të Bankës Popullore, ratifikime, propozim-ligji për raportimin dhe verifikimin e investimeve të huaja direkte (*), në lexim të parë, propozim-strategjia kombëtare për sigurinë e trafikut rrugor 2026–2030, si dhe ligje me procedurë të shkurtuar, kryesisht harmonizime me Ligjin e ri për drejtuesit e lartë.

Pas shënimit të Ditës së pavarësisë, më 8 shtator, është caktuar edhe një seancë e re për më 11 shtator, në të cilën, pas përcaktimit të rendit të ditës, do të vijojë parashtrimi i pyetjeve të opozitës.

Për momentin, në rendin e ditës të kësaj seance të 122-të janë vendosur gjashtë pika edhe atë Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për përfaqësimin e Republikës së Maqedonisë para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për veprimtaritë komunale, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për ndërtim, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transportin në trafikun rrugor, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për inspektimin sanitar dhe shëndetësor, të gjitha me procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim-ligji për revizionin shtetëror, në lexim të parë.

Javën e kaluar në Parlament tashmë janë mbajtur seanca të disa komisioneve, ndërsa deputetët kishin edhe aktivitete të tjera.

Pushimi veror i parlamentit çdo vit është në muajin gusht.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër