Shkup, 23 Prill, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, dhe Kryetari i Dhomës së Popujve të Kuvendit të Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Kemal Ademoviq, sot u takuan në Shkup dhe biseduan për nevojën e forcimit të bashkëpunimit midis të dy vendeve, përfshirë edhe në infrastrukturë.
“Gashi nënvizoi se është e nevojshme të përmirësohen lidhjet e komunikacionit midis dy vendeve si bazë për bashkëpunim më të mirë ekonomik dhe çdo bashkëpunim tjetër dhe në këtë kontekst iu referua rinovimit të lidhjes hekurudhore, si dhe vendosjes së linjës ajrore Shkup – Sarajevë,” tha zyrja e Gashit në një komunikatë pas takimit me mysafirin nga BeH.
