Gashi: Nexhat Daci ka qenë një shembull i udhëheqjes, ndërtimit dhe zhvillimit institucional të Kosovës

Nga admin
775 e lexuar

Shkup, 1 janar – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Akademikut Nexhat Daci. Gashi, ka thënë se ai ka qenë një shembull i udhëheqjes, ndërtimit dhe zhvillimit institucional të Kosovës.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Akademikut dhe ish-Kryeparlamentarit të Kosovës, Nexhat Daci. Ai ishte një personalitet i jashtëzakonshëm që, me dituri, përkushtim dhe vizion, la gjurmë të pashlyeshme jo vetëm si Kryetar i Kuvendit, por edhe si një shembull i udhëheqjes, ndërtimit dhe zhvillimit institucional të Kosovës.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që e nderuan punën dhe dijen e tij. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Gashi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër