Gashi pret sot ish-kryetarët e Kuvendit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 05 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot do të takohet me ish-kryetarët e institucionit ligjvënës.

Ish-kryetarët e Kuvendit do ta vizitojnë institucionin, ndërsa takimi do të zhvillohet në ora *13:00*, në Sallën e Ohrit.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme në Kuvend do të zhvillojnë mbledhje Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe Komisioni Juridiko-Ligjvënës.

Në rendin e ditës së të dyja komisioneve është *Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për shpërblimet shtetërore*, i cili do të shqyrtohet në lexim të parë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër