“Tinex” zyrtarisht në pronësi të kompanisë “Interex”

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 05 tetor, Zhurnal.mk – Zinxhiri i shitjes me pakicë “Tinex” që nga e premtja zyrtarisht është në pronësi të kompanisë kosovare “Proeks International” nga Prishtina.

“Proeks International” e ka marrë në pronësi “Tinex Market”, shoqërinë e sapoformuar përmes së cilës do të vazhdojë biznesi i shitjes me pakicë i pronarit të deritanishëm “Tinex-MT”.

Me këtë, pas më shumë se tre dekadash në pronësi vendore, “Tinex” hyn në një fazë të re të funksionimit.

Drejtor i ri i “Tinex Market” është Liridon Berisha nga Kosova, i cili vjen në vendin e Kristina Todoroviq-Nikoliq.

Sipas profilit të tij profesional, Berisha që nga shtatori i vitit 2020 është drejtor ekzekutiv për logjistikë në “Interex Supermarket”, ndërsa më herët, nga viti 2019 deri në vitin 2020, ka qenë drejtor kryesor i marketingut në “Viva Fresh Store”, njofton “Faktor”.

Për blerjen më herët kishte dhënë miratimin edhe Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës, i cili më 25 gusht miratoi përqendrimin përmes të cilit “Proeks International” do të marrë kontrollin mbi “Tinex Market” DOOEL Shkup. Transaksioni përfshin biznesin e supermarketeve që deri më tani menaxhohej nga “Tinex-MT”, nën brendet “Tinex”, “SuperTinex”, “Tinex Delikates”, “Konto” dhe “Spot”.

“Proeks International” është kompani nga Prishtina, veprimtaria kryesore e së cilës është shitja me pakicë në dyqane të paspecializuara, kryesisht me ushqime, pije dhe produkte të duhanit.

Kompania është pjesë e “Proeks Group”, e cila vepron edhe në importin dhe shpërndarjen e mallrave të konsumit të gjerë, shitjen me pakicë, menaxhimin e supermarketeve dhe logjistikën, si dhe në tregtinë, magazinimin dhe shpërndarjen e derivateve të naftës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër