Gashi–Stevanoviq në Lubjanë: Konfirmohet mbështetja e Sllovenisë për rrugën evropiane

Nga Xh M
681 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Lubljanë, 28 prill Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, zhvilloi një takim zyrtar në Lubjanë me homologun e tij slloven, Zoran Stevanoviq.

Sipas komunikatës së Kuvendit, gjatë takimit u riafirmuan marrëdhëniet shumë të mira dhe partneriteti i qëndrueshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë. Theks i veçantë iu kushtua nevojës për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe krijimin e mundësive të reja bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët.

Stevanoviq nënvizoi përkushtimin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, duke rikonfirmuar mbështetjen e fuqishme të Sllovenisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Nga ana tjetër, Gashi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme sllovene ndaj reformave dhe procesit të integrimit evropian, duke theksuar rëndësinë e avancimit të tij për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit dhe të rajonit.

Po ashtu, bashkëbiseduesit vlerësuan rolin e studentëve si një urë lidhëse mes dy shteteve, duke kontribuar në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në ndërtimin e një perspektive të përbashkët evropiane.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër