Gashi thërret për investim në kapital njerëzor për ndalur trendin negativ demografik dhe pasojat

Nga D. V.
834 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 09 Maj, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ka ftuar sot institutionet vendore për një qasje më të rreptë ndaj tendit negativ aktuale demografik, i cili së fundi po shoqërohet me mplakje të popullsisë, rënie të natalitetit, zvogëlim të fuqisë punëtore e migrim të të rinjve, shkruan Zhurnal.mk.

Në një fjalim në Konferencën Rajonale Ministrore për përballimin me ndryshimet demografike, Afrim Gashi ka ftuar autoritetet për investim në kapitalin njerëzor për ndalur këtë dukuri negative.

“Dhe kur them qëndrueshmëria demografike nuk e kam fjalën për demografinë si një çështje statistikore, por si një tregues i drejtpërdrejtë i vitalitetit të shtetit, i stabilitetit ekonomik dhe i kohezionit shoqëror,” tha Gashi, i cili kujtoi se kuvendi ka miraruar një Strategjia Kombëtare Zhvillimore për përiudhën 2024-2044 për këtë çështje.

“Edhe vendi ynë po përballet me trende të qarta dhe sfiduese: plakje të popullsisë, rënie të natalitetit, zvogëlim të fuqisë punëtore, migrim të të rinjve dhe përqendrim të popullsisë në zonat urbane. Këto transformime strukturore kanë implikime të drejtpërdrejta për tregun e punës, sistemin pensional, shëndetësinë dhe vetë qëndrueshmërinë e zhvillimit ekonomik,” tërhoqi vërejtjen Gashi.

Maqedonia e Veriut aktualisht ka 1,822 milion banorë, përderisa në vitin 1988 kishte 2,088 milion, që ishte numri i madh i banorëve ndonjëherë.

“Sfida demografike në vendin tonë nuk lidhet vetëm me numrat, por me cilësinë e jetës, e cila kërkon një përgjigje dhe qasje të integruar. Qasja jonë duhet të jetë e orientuar drejt shfrytëzimit të plotë të potencialit të popullsisë – duke investuar në kapitalin njerëzor, duke krijuar mundësi reale për të rinjtë, duke fuqizuar rolin e grave dhe duke garantuar kushte dinjitoze për të gjithë kategoritë e shoqërisë,” tha Afrim Gashi. / Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër