Gatuzo firmos kontratën me klubin e ri

Nga Xh M
872 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Xhenaro Gatuzo është paraqitur në ambientet e Lacios për të firmosur kontratën. Më pas do të vijë edhe prezantimi nga klubi i Seria A.

Fotot janë shpërndarë tashmë dhe nuk ka dyshime. Lacio mbeti jashtë Europës dhe për këtë vendosi të nisë një revolucion.

Gatuzo ndërkohë e ka rikthim në Itali, pasi drejtonte Napolin në vitin 2021. Eksperienca e fundit për të ishte me përfaqësuesen e Italisë. Aty ku erdhi zhgënjimi i madh, duke mbetur jashtë Botërorit 2026.

Te Lacio pritet të shtohen investimet në këtë merkato. Kujtojmë se edhe me tifozët janë marrëdhënie mjaft të tensionuara, ndërsa kanë bojkotuar prej kohësh në shkallët e stadiumit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër