Ngjarje e rëndë në Shëngjin/ Katër të rinj u morën nga dallgët, mbyten 2 prej tyre, 2 të tjerë në gjendje të rëndë

Nga Xh M
1,323 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Lezhë, 3 qershor Zhurnal.mk – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku katër persona janë marrë nga dallgët. Si pasojë dy prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në vijën bregdetare të kësaj zone, ndërsa paraprakisht thuhet se i mori dallga. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e shkaqeve që çuan në këtë pikë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër