Georgievski: Në Bullgari po nisin ta trajtojnë maqedonishten si dialekt të bullgarishtes

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 shtator Zhurnal.mk – Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ljubço Georgievski, ka reaguar ndaj një iniciative të deputetit Kostadinov, përmes së cilës synohet që në kuadrin juridik bullgar gjuha maqedonase të trajtohet si dialekt i gjuhës bullgare.

Georgievski thotë se kjo, sipas tij, mund të jetë vetëm faza e parë e një procesi që më vonë do të çonte në shpalljen e maqedonishtes si gjuhë zyrtare edhe në Bullgari.

“Ky është një bazë e mirë që në fazën e dytë të shpallet edhe zyrtare në Bullgari”, shkruan Georgievski.

Sipas tij, në këtë mënyrë do të korrigjohej ajo që e quan “shkurtpamësi” e para rreth 150 viteve, kur dialektet nga pjesa verilindore e hapësirës gjuhësore bullgare nuk u shpallën zyrtare.

Deklarata e Georgievskit vjen në një kohë kur çështja e gjuhës maqedonase vazhdon të jetë një nga temat më të ndjeshme në marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër