Gërvalla ia kthen Qunit: Komandant, ku e le besnikërinë ndaj Tahir Zemajt, Isuf Haklajt, Sabahate Tolajt e tjerëve

nga L. M

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, ka vazhduar përplasjen me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Qunin, e cila nisi pasi ajo e e akuzoi atë dhe disa bashkëpartiakë të Qunit se u bënë bashkë me Listën Sërpska dhe s’ia dhanë votën asaj për kryeparlamentare.

Quni tha se e ka “standard thelbësor” besnikërinë në politikë dhe tha se nuk mund t’ia besojë një post të rëndësishëm “një personi që ka ndryshuar anë dhe ka braktisur njësinë”, duke shtuar se kjo është sikur të avancosh në detyrë një ushtar që ka dezertuar një ditë më parë.

Lidhur me këtë deklaratë, Gërvalla ka bërë një reagim, ku i është drejtuar Qunit duke i thënë “Komandant, ku e le besnikërinë ndaj Tahir Zemajt, Isuf Haklajt, Sebahate Tolajt e shumë të tjerëve? Apo e nxjerr nga sirtari vetëm kur është kohë votash?”, shkruan Reporteri.net.

Gërvalla ka thënë se besnikëria nuk matet në raport “me shefat e partisë dhe baballarët e koalicionit PDK-LDK-Lista Serbe, por në raport me shokët dhe kolegët e vrarë pas shpine”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More