Gërvalla takon përfaqësuesen e UNHCR-it

Nga D. V.
664 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 8 maj, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka pritur në takim përfaqësuesen rajonale të UNHCR për Evropën Qendrore, Nicole Epting, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin në fushën e ndihmës juridike falas dhe të refugjatëve.

Gjatë takimit thuhet se u theksua rëndësia e avancimit të legjislacionit për ndihmë juridike falas dhe forcimit të mekanizmave që mundësojnë qasje më të lehtë në drejtësi për kategoritë në nevojë, si dhe vazhdimi i bashkëpunimit institucional në këtë fushë.

“Ministrja Gërvalla, po ashtu ritheksoi prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë në fushën e reformës në drejtësi dhe harmonizimit të legjislacionit me standardet e Bashkimit Evropian, ndërkaq u diskutua edhe për modelet e ndryshme të ofrimit të ndihmës juridike falas në shtetet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër