Shkup, 8 maj, Zhurnal.mk – Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Silvio Gonzato, zhvilloi një takim me presidentin e Shoqatës së Prokurorëve, Gëzim Spahiu, si edhe me prokurorin Ledion Tema, ku në fokus ishin zhvillimet në sistemin e prokurorisë dhe forcimi i reformës në drejtësi.
Gjatë takimit ambasadori bëri me dije se diskutuan “mbi çështje të rëndësishme që lidhen me zhvillimin e karrierës brenda sistemit të prokurorisë, cilësinë e drejtësisë dhe nevojën për ta forcuar më tej atë në të gjithë vendin”
Gonzato theksoi se “një sistem prokurorie i pavarur dhe plotësisht funksional varet nga njerëzit të cilëve u është besuar ta mbajnë atë në këmbë”.
Sipas tij, “sot, më shumë se kurrë, sistemi ka nevojë të plotësojë të gjitha vendet vakante dhe të përmirësojë efikasitetin e tij, për t’u shërbyer më mirë qytetarëve”.
Ambasadori i BE-së nënvizoi se magjistratët e rinj janë një aset i rëndësishëm për funksionimin dhe qeverisjen e sistemit në të gjitha nivelet
“BE-ja mbështet punën e Shoqatës për zbatimin e reformës në drejtësi dhe për ruajtjen e frymës së saj”, tha Gonzato.
