Gjashtë nxënës humbin jetën pas një sulmi me armë

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Manila, 18 shtator, Zhurnal.mk – Të paktën gjashtë nxënës u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën, disa prej tyre në gjendje të rëndë, pas një sulmi me armë sot në një shkollë në Filipine, njoftuan autoritetet.

Ngjarja ndodhi në “Banga National High School”, në komunën Banga të provincës South Cotabato, në ishullin jugor të Mindanaos.

Sipas Departamentit të Mirëqenies Sociale dhe Zhvillimit, autori i dyshuar ishte një adoleshent, i cili vdiq pasi vrau veten pas sulmit.

Nxënësit e plagosur u transportuan në spital për trajtim mjekësor. Ndërkohë, policia rrethoi shkollën dhe nisi hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes.

Deri tani, autoritetet nuk kanë dhënë informacion për një motiv të mundshëm të sulmit.

Pas tragjedisë, autoritetet vendore vendosën të pezullojnë mësimin në të gjitha shkollat e komunës së Bangës, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Departamenti i Arsimit tha se po bashkëpunon me autoritetet lokale dhe policinë për zbardhjen e ngjarjes dhe për garantimin e sigurisë në shkolla.

Punonjës socialë janë dërguar në vendngjarje për t’u ofruar mbështetje psikologjike fëmijëve dhe familjeve të prekura nga sulmi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër