Gjatë muajit shkurt janë grumbulluar dhe transportuar 11.000 tonë mbeturina komunale në Shkup

Nga D. V.
304 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 3 mars – Gjatë muajit shkurt 2026, ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup grumbulluan dhe transportuan rreth 11.000 tonë mbeturina komunale të përziera nga amvisëritë në territorin e Shkup.

Janë larguar edhe 2.505 metra kub mbeturina nga deponi të egra të lokalizuara në të gjitha komunat e Shkupit, ndërsa sasia më e madhe e mbeturinave të hedhura në mënyrë të parregullt – 600 metra kub – është ngritur në Komunën e  Qendrës.

Eko-patrulla pranë NP Higjiena Komunale-Shkup gjatë muajit shkurt përgatiti gjithsej 100 procesverbale për përfaqësues të subjekteve ekonomike dhe persona fizikë që janë kapur duke hedhur mbeturina në mënyrë të parregullt.

Procesverbalet për shkelësit e Ligjit për pastërti publike u dorëzuan në komunat në vijim:

Komuna e Çairit – 54 procesverbale
Komuna e Karposhit – 18 procesverbale
Komuna e Aerodromit – 11 procesverbale
Komuna Qendër – 9 procesverbale
Komuna e Gjorçe Petrovit – 6 procesverbale
Komuna e Gazi Babës – 2 procesverbale

NP Higjiena Komunale-Shkup vazhdon me realizimin e eko-ligjëratave dhe punëtorive në shkollat fillore dhe institucionet parashkollore të Shkupit. Përmes eko-edukimit, banorët më të rinj të Shkup njihen me aktivitetet e Ndërmarrjes, edukohen se si të veprojnë drejt dhe me përgjegjësi me mbeturinat komunale, si realizohet seleksionimi primar i mbeturinave dhe si zhvillohet procesi i riciklimit.

Gjatë muajit të kaluar, 253 nxënës dhe 64 fëmijë nga shkollat fillore dhe kopshtet në komunat Aerodrom, Qendër dhe Çair patën mundësi të ndjekin ligjërata edukative për trajtimin e duhur të mbeturinave dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor. Ligjëratat u zhvilluan në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke.

NP Higjiena komunale – Shkup

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër