Gjendet pa shenja jete i riu që u raportua se kishte hyrë në Liqenin e Batllavës

Nga D. V.
849 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 01 korrik, Zhurnal.mk – I riu 25 vjeçar që ishte raportuar i zhdukur pasi kishte hyrë në Liqenin e Batllavës të martën është gjetur pa shenja jete.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Vëllazërim Qerimi nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili bëri të ditur se trupi i pajetë i viktimës është lokalizuar gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit.

“E kanë gjetur viktimën pa shenja jete. Tani janë duke u marrë me procedurat e tjera”, ka deklaruar Qerimi.

Pas gjetjes së trupit, në vendin e ngjarjes po zhvillohen procedurat e parapara nga autoritetet kompetente, ndërsa rrethanat e plota të rastit pritet të sqarohen pas hetimeve.

Operacioni i kërkimit ishte zhvilluar nga ekipet e FSK-së dhe Policia e Kosovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër