Gjeneralmajori i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Osborn uron Kosovën në 18-vjetorin e pavarësisë

Nga admin
320 e lexuar
A+A-
Rivendos

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një letër urimi nga Gjeneral Majori Stephen Osborn i Gardës Kombëtare të Iowa-s, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Gjeneral Majori Osborn ka përcjellë urimet më të përzemërta për Osmanin dhe qytetarët e vendit, duke vlerësuar rrugëtimin shtetformues të Kosovës dhe përparimin e arritur ndër vite.

Ai ka shprehur vlerësim të veçantë për partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë në fushën e sigurisë, me theks të posaçëm në avancimin dhe modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Sipas tij, zhvillimi profesional dhe rritja e kapaciteteve ndërvepruese në kuadër të planit të tranzicionit përbëjnë një kontribut të rëndësishëm për të ardhmen e sigurt të Kosovës dhe stabilitetin rajonal.

Gjeneral Majori Osborn ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Gardës Kombëtare të Iowa-s për zhvillimin e mëtejmë të Kosovës, duke i përcjellë Presidentes dhe qytetarëve urimet më të mira me rastin e kësaj dite të shënuar shtetërore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër