Gjini takon krerët e OVL-UÇK: Kujdesi për historinë tonë, investim për të ardhmen e shtetit dhe të fëmijëve tanë

Nga D. V.
961 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 01 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i Aleancë, Ardian Gjini, ka pritur në selinë e Aleancës krerët e OVL-UÇK, të kryesuar nga Hysni Gucati.

Gjini, në profilin e tij në Facebook, ka theksuar rëndësinë e respektit dhe kujdesit për historinë e Kosovës dhe për ata që kanë kontribuar për lirinë e vendit.

“Respekti dhe kujdesi për historinë tonë, si dhe për ata që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës, janë investim për të ardhmen e shtetit dhe të fëmijëve tanë. Aleanca qëndron gjithmonë në mbështetje të vlerave të luftës çlirimtare”, ka shkruar Gjini.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër