Ndalohen katër shoferë, drejtonin makinat pa leje për vozitje

Nga D. V.
1,093 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 01 korrik, Zhurnal.mk – MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, zyrtarët e policisë kanë arrestuar katër shoferë në të gjithë vendin për vozitje pa leje drejtimi të vlefshme.

Personat e arrestuar janë nga Shkupi, Koçani, rrethina e Kërçovës dhe rrethina e Tetovës.

“Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë mjet pa leje drejtimi të vlefshme ose nëse u është lëshuar ndalim drejtimi ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe të gjithë së bashku të kontribuojnë për një trafik më të sigurt”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër