Përmbytje dhe mot i keq në Shkup: Gjorgjievski paralajmëroi ndërhyrje urgjente nëpër qytet

Nga D. V.
2,584 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, informoi se pas motit të rëndë që sot e përfshiu kryeqytetin, Shtabi i Krizave, së bashku me ekipet e ndërmarrjeve publike, është plotësisht i mobilizuar dhe i gatshëm për ndërhyrje të shpejtë në terren.

Ai theksoi se shërbimet e qytetit janë në koordinim të vazhdueshëm me Qendrën për Menaxhim me Kriza, Ministrinë e Punëve të Brendshme, EVN, Brigadën e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit dhe institucionet e tjera kompetente, me qëllim që të reagojnë me kohë në rast të përmbytjeve, dëmeve ose pasojave të tjera nga moti i keq.

Sipas Gjorgjievskit, të gjitha kapacitetet e disponueshme janë vënë në funksion, ndërsa ekipet do të mbeten në terren gjatë gjithë natës dhe do të ndërhyjnë kudo ku do të ketë nevojë.

Njëkohësisht, ai u bëri apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm, të qetë dhe të bashkëpunojnë me shërbimet kompetente, duke theksuar se, edhe pse moti i keq nuk mund të parandalohet, me reagim të organizuar dhe të shpejtë mund të zvogëlohen pasojat e tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër