Gjorgjievski: I zgjidhëm problemet që e frenonin ndërtimin e bulevardit “Boris Trajkovski”

Nga D. V.
704 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 gusht, Zhurnal.mk – Fjala është fjalë – pothuajse prej sot fillojmë me asfaltimin e bulevardit “Boris Trajkovski”. Pas tri dekadave premtime boshe, për vetëm pak më shumë se tre muaj i zgjidhëm problemet që e frenonin ndërtimin e bulevardit “Botis Trajkovski” dhe çdo ditë krijonin golgotë të vërtetë për mbi 100.000 qytetarë, informoi kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski në faqen e tij në Fejsbuk.

“Sot traseja është tërësisht e lirë, është ndërtuar kanalizim i ri atmosferik, ka përfunduar tamponimi nga njëra anë, ndërkaq së shpejti fillojmë me vendosjen e shtresës së parë të asfaltit. Premtojmë dhe realizojmë. Banorët nga kjo pjesë e Shkupit do të bëhen me bulevard të ri, modern dhe të sigurt siç e meritojnë gjatë kohë”, shtohet në kumtimin në Fejsbuk.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër