Gjorgjievski: Kalimi ilegal në “Bit Pazar” duhet të mbyllet!

Nga B.M
683 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 shkurt – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka deklaruar sot se kalimi ilegal në “Bit Pazar” duhet të mbyllet, kjo pasi ura që është aty pranë veçmë është në funksion.

Numri një i kryeqendrës sonë, tha se një kërkesë të tillë kanë bërë edhe grupet e këshilltarëve nga VLEN dhe BDI.

“Sinqerisht, medoj se kalimi ilegal duhet të mbyllet, për këtë temë jemi në koordinim edhe me sektorin e komunikacionit, sepse mbyllja e tij është kërkuar edhe nga ana e qytetarëve, por të njëjtën kërkesë për mbylljen e këtij kalimi e kishin edhe grupet e këshilltarëve nga VLEN dhe BDI. Mendimi im është se kalimi ilegal duhet të mbyllet sepse veçmë ura është, nuk jam kompetent por punoj me njerëz që kanë njohuri në sektorin e komunikacionit të cilët pritet së shpejti të më sjellin vendim dhe të veprojmë, sa më shpejtë”, – ka deklaruar Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër