Gjykata lë në arrest shtëpie 4 protestues, 16 të tjerë në detyrim paraqitjeje

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 27 tetor, Zhurnal.mk – Gjykata e Tiranës caktoi sot masat e sigurisë për personat e arrestuar në protestat e ditëve të fundit.

Fllimisht gjykata vendosi arrest shtëpie për 4 persona, ndërsa për një tjetër caktoi masën detyrim paraqitje dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit.

Po ashtu për 5 persona të tjerë u vendos detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, ndërsa për një tjetër u caktua ndalimi i daljes jashtë shtetit dhe detyrimi për të qëndruar në një vend të caktuar.

Gjykata caktoi masën e detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore për 10 persona nën hetim, të dyshuar për vepra penale që përfshijnë shkatërrimin e pronës, goditjet për shkak të detyrës, pjesëmarrjen në manifestime të paligjshme dhe pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit.

Po ashtu urdhëroi lirimin e menjëhershëm të personave për të cilët nuk ka një shkak tjetër ligjor për mbajtjen e tyre.

Kundër këtij vendimi lejohet ankimi në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 5 ditëve nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër