Greqia përjeton ditën më të nxehtë të verës deri në 43 gradë Celcius

Nga D. V.
375 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Athinë, 22 korrik, Zhurnal.mk – Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Greqisë (EMY) ka lëshuar një paralajmërim të posaçëm për temperatura shumë të larta që pritet të përfshijnë pjesën lindore të vendit gjatë ditës së sotme.

Sipas parashikimeve, temperaturat më të larta do të regjistrohen në rajonin e Thesalisë, ku priten 41–42 gradë celcius, ndërsa në disa zona deri në 43 gradë celcius, në Greqinë Qendrore Lindore, me 41–42 gradë celcius,  ndërsa në rajonin e Atikës, ku ndodhet Athina, temperaturat do të arrijnë në 40–41 gradë Celcius dhe në Peloponezin Lindor, termometri do të shënojë 41–42 gradë Celcius.

Autoritetet meteorologjike njoftuan se një përditësim i paralajmërimit do të publikohet sot.

Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin ekspozimin e panevojshëm në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve për t’u mbrojtur nga temperaturat ekstreme.

Gjithashtu, janë vënë në gatishmëri të gjitha shërbimet shtetërore dhe ato të pushtetit vendor për të përballuar pasojat e valës së të nxehtit.

Ndërkohë, sipas Observatorit Kombëtar të Athinës (Meteo), Greqia përjetoi temperatura shumë të larta edhe të martën.

Rekordi i ditës u regjistrua në Oleni, në prefekturën e Ilias, ku termometri arriti në 41.4°C.

Në 18 stacione meteorologjike temperatura mesatare maksimale kaloi 40°C, ndërsa në 167 stacione të tjera tejkaloi 37°C, duke konfirmuar intensitetin e valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër