Trump: Kanadaja nuk mund të mbijetojë pa SHBA-në mes përplasjes për tarifat

Nga D. V.
319 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 22 korrik, Zhurnal.mk – Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbrojtur tarifat e reja më të larta të vendosura ndaj mallrave kanadeze, duke pretenduar se Kanadaja i ka trajtuar padrejtësisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shumë vite.

Presidenti Trump i bëri gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Libanit, Joseph Aoun.

Ai tha se e do Kanadanë dhe popullin e saj, por akuzoi udhëheqjen kanadeze se ka vepruar në dëm të SHBA-së për dekada, veçanërisht ndaj fermerëve amerikanë dhe qytetarëve të tjerë.

“Pa ne, nuk ka asnjë mënyrë që ata të mbijetojnë”, deklaroi presidenti Trump, duke pretenduar se ekonomia kanadeze është e varur nga Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan hodhi poshtë gjithashtu pretendimet se tarifat e reja lidhen me zjarret masive në Kanada. Tymi nga këto zjarre është përhapur vazhdimisht drejt veriut të SHBA-së, duke ndikuar në cilësinë e ajrit.

Trump përsëriti akuzat se Kanadaja nuk po i menaxhon siç duhet pyjet e saj, pretendim që autoritetet kanadeze e kanë mohuar më herët. Megjithatë, ai theksoi se kjo çështje është e ndarë nga vendimi për tarifat.

Sipas Trump, tymi nga zjarret ka prekur rëndë qytetin e Nju Jorkut dhe shtetin e Miçiganit, ndër zona të tjera në SHBA.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër