Gruaja mesazh djalit 16-vjeçar i të dashurit të saj: Eja të bëjmë S*ks, por mos i trego babit!

Nga B.M
1,173 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një histori tronditëse tradhtie dhe abuzimi ka përfunduar në dyert e Prokurorisë së Leçes në Itali. Një 30-vjeçare po hetohet për joshje të të miturve, pasi akuzohet se i ka dërguar mesazhe me përmbajtje të pastër erotike djalit të dashnorit të saj.

Ajo që nisi si një thashethem rrugicash në një fshat të vogël të Salentos, u kthye në një çështje penale kur 16-vjeçari, i gjendur në presion të lartë psikologjik, vendosi të rrëfehej te nëna e tij. Ai i dorëzoi asaj telefonin, ku shfaqeshin bisedat tronditëse me gruan që babai i tij mbante si dashnore prej kohësh.

“A do të bësh seks me mua?” dhe “Shihemi dhe bëjmë bashkë ato gjërat e bukura që bëjnë burrat dhe gratë, por mos i thuaj gjë babit”, ishin vetëm disa nga kërkesat e 30-vjeçares drejtuar adoleshentit.

Në komunën e vogël ku jetonin protagonistët, lidhja jashtëmartesore e babait ishte një “sekret publik”. Banorët mjaftoheshin me pëshpëritje pas dritareve dhe vështrime mosmiratuese në rrugët e qendrës, por askush nuk e imagjinonte se guximi i gruas do të arrinte deri në tentativën për të joshur djalin e partnerit të saj.

Shpërthimi i kësaj “bombe” brenda familjes ka sjellë pasoja të pakthyeshme. Gruaja (nëna e 16-vjeçarit), sapo zbuloi mesazhet në nëntorin e kaluar, ka kërkuar menjëherë divorcin. Nga ana tjetër bashkëshorti ka braktisur shtëpinë dhe në mënyrë paradoksale, ka shkuar të bashkjetojë pikërisht me 30-vjeçaren që tentoi të joshte djalin e tij.

Prokuroria e Leçes ka nisur punën për të vërtetuar bazueshmërinë e akuzave. Një ekspert i fushës po kontrollon telefonat dhe bisedat në rrjetet sociale për të konfirmuar origjinalitetin e mesazheve. Po pyeten personat që kishin dijeni për lidhjen dhe sjelljet e 30-vjeçares.

“Djali ishte në vështirësi të dukshme dhe dorëzimi i telefonit te nëna ishte akti i tij i fundit i mbrojtjes ndaj një situate që nuk mund ta menaxhonte më.” – raporton La Repubblica.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër