Gruda: Shkeljet do t’i trajtojmë politikisht dhe në rrugë të tjera institucionale pas 16 shtatorit

Nga D V
23 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 9 shtator, Zhurnal.mk – Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka deklaruar se zhvillimet e fundit në Kuvend përbëjnë, sipas tij, situatë jo kushtetuese, duke paralajmëruar se shkeljet do të trajtohen politikisht dhe përmes rrugëve të tjera institucionale pas 16 shtatorit.

Ai ka thënë se për nënkryetare të Kuvendit propozim i kësaj partie është Vlora Çitaku.

Gruda tha se Kosova ndodhet para një vendimi historik dhe se deputetët kanë ardhur në Kuvend pikërisht për të shënuar këtë datë.

“Jemi sot për ta konstatuar, kjo që ka ndodhur është një situatë komplet jo kushtetuese. Ne kemi ardhur sot se Kosova është para një vendimi historik të 16 shtatorit. Për hir të kësaj date kemi ardhur këtu. Të gjitha këto shkelje do t’i trajtojmë politikisht dhe në rrugë të tjera institucionale pas 16 shtatorit”, tha Gruda.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër